Lexoni se çfarë thotë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro sot:

Me pamjet magjepsëse të Vjosës në ditën e shpalljes Park Kombëtar, ORF – Österreichischer Rundfunk – media më e madhe në Austri i kushtoi së fundi këtë kronikë të gjatë gjithë përpjekjes sonë për ta ruajtur të paprekur dhe të bukur siç është, por edhe për ta promovuar ndërkombëtarisht modelin unik në Europë të një Parku Kombëtar të një Lumi të Egër.

Tani, ky person që përfaqëson shembullin perfekt sesi dikush që ka arritjet e veta profesionale në jetë tjetërsohet për t’u bërë një kukull ministrore, do të duhet të kishte pak më shumë respekt për mënyrën sesi flet. Sepse pyetja që shtrohet këtu është se “e gjithë përpjekja e qeverisë për ta ruajtuar Vjosën të paprekur”, ndaj kujt u bë? Kjo është një qeveri që bën e zhbën çfarë do si vallë paska patur armiq të virgjërisë dhe egërsisë së Vjosës të cilën kjo e ruajti?

Ishte kjo ministre në dikasterin e Kulturës kur në Butrint liçencoi një salçiçeri që raportohet se e morën njerëz afër të PS-së. Dhe asgjë nuk ndryshoi. Thjesht dha një biznes dikujt. Është kjo qeveri që redukton Parkun Kombëtar të Butrintit me hektarë të tërë pa arsyetim dhe është kjo qeveri që redukton sipërfaqen e mbrojtur në Nartë.

Prish shtëpi, e prish pallate, zhvendos njerëz e kompenso sipas midesë. Atëherë: me çfarë luftoi qeveria për ta bërë Vjosën Park Kombëtar kur nisma në fakt erdhi nga Jashtë?

Kolegu I saj, Damian Gjiknuri, me IQ të papërsëritshme në trevat arbërore, e mbronte projektin e HEC-ve dikur me faktin se një qeveri zgjedh një model të caktuar zhvillimi. Dakord, edhe kështu është. Ndaj si vallë sot ministrja Kumbaro na flet për përpjekje? Dhe më e çuditshmja: ky njeri ka edhe pamjen se ka bindjen për atë që thotë!

s.zaimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *