Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi ka bërë me dije se nga kjo marrëveshje Kosova përfiton edhe 62.25 milionë euro nga Bashkimi Evropian.

Ai ka treguar për projektet që do ta financohen nga këto mjete të BE-së.

“Me nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të IPA 2022 Kosova po përfiton edhe 62.25 milionë euro nga Bashkimi Evropian, të cilat do të zbatojnë një sërë projektesh, sikurse përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, Instrumenti për përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, efiçienca e energjisë, ekonomia qarkore dhe e mbeturinave, ujërat e zeza, zhvillimi i përgjithshëm socio-ekonomik, si dhe përkrahja për kthimin dhe integrimin e komunitetev”, ka thënë Bisllimi.

Lexo po ashtu:  Vuçiç pas bisedimeve tjetërfare me Kryeministri e pakorruptuar, Kurti: "Shqiptarët nuk duan të flasin për Bashkimin e Komunave Serbe"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *