Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Dje një autobuz i linjës Tiranë-Kërrabë është përmbysur dhe ka shkaktuar 3 të plagosur. Është rast i përsëritur që përmbysen autobuzë në Tiranë. Arsyet janë dhënë si alkool, pastaj diabetik. Në rastin e djeshëm Bashkia Tiranë po përpiqej të kalonte alibinë se shoferi mbante agjërim dhe kishte debulesë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Marifeti mediatik pas ngjarjeve të tilla mundohet të fshehë probleme shumë të mëdha që kanë pasoja.

Në mbrëmje 3 persona kanë qëlluar me armë ndaj godinës së Top-Channel. Mbeti i vrarë një person, roja. Nuk ka mbetur kush pa reaguar. Presidenti, ish-presidenti, kyeministri, ministri i Brendshëm. Edhe Autoriteti I Mediave Auduiovizive. E ndjek me shqetësim ngjarjen, ndërkohë që për elementët e prostitucionit që shfaqen nëpër ekrane, kombëtare e jo, e ka mbyllur gojën ky Autoritet. Nuk pamë të njëjtin reagim për vrasjen e asaj zonjës banakiere ditë më parë. Që humbi jetën pa patur asnjë faj. Nuk e hapën gojën kaq këta shtetarët e Shqipërisë.

Çfarë shoqërie mund të jetë kjo që justifikon këtë lloj standardi publik? Ka humbur jetën një njeri që punonte në një televizion dhe kjo është fatkeqësi. Por arsyet e atyre që shtinë do mbulohen nga ky solidaritet i rremë? Sepse Top-Channel është një lloj medieje, kështu e quan veten- që para disa kohësh publikoi në faqen e vet njoftimin se drejtuesit e tij kishin qenë gjobvënës. Me çfarë të solidarizohemi ne këtu, janë në terezi këta që drejtojnë këtë vend apo jo?

Lexo po ashtu:  Editorial/ Elitat, Epstein dhe pornografia sociale: kush mban përgjegjësi atje në maje?

Kemi qenë dëshmitarë që janë rrahuar gazetarë, madje as janë rrahur, por janë goditur dhe është ngritur kauza e lirisë së medias. Për të marrë vesh më vonë se biznesmeni me gazetarin apo deputetin aggresor kanë patur lidhje biznesi dhe shantazhi. U publikuan audiopërgjime së fundmi për mënyrën sesi gazetarët shantazhojnë biznese dhe politikën. Çfarë duhet të presësh pas këtyre? Dhe si mundet incidente të tilla t’i kalosh në suazën e lirisë së shtypit? Nuk e beson më kush Lajmin Shqip, as ngushëllimin shqip, as urimin shqip. Sepse nuk besojmë njëri – tjetrin, shenjë e qartë kjo kthejlltësie historike që tregon se thellë – thellë e dimë shumë mirë se çfarë jemi.

s.zaimi 

Vini re! Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionin apo linjën editoriale të redaksisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *