Një ditë pas atentatit ndaj godinës së Top-Channel kryeministri Edi Rama deklaroi se Policia është shumë afër identifikimit të autorëve.

Një ditë më pas Policia e Shtetit shpalli 100 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion. Vetë televizioni në fjalë ankohet se terroristët siç i quan janë të lirë, ndërkohë që askush nuk ngre dot një hipotezë se cilat mund të jenë shkaqet.

Të njëjtën sjellje mbajti z. Rama edhe kur premtoi se çështja e shtetasit Ervis Martinaj ishte në prag të zbardhjes nga policia por se duhej krijuar bindja në prova.

Po pse sillet kështu kryeministri? Pse gënjen ai kaq hapur dhe vazhdimisht? Një përgjigje për këtë pyetje është se z. Rama ka situata të cilave nuk u del dot për zot veçse me qëndrime të tilla.me të pavërtetën, ose ushqimin e iluzioneve, rritjen e pritmërive.

Suksesi i kësaj metode demagogjike në thelb buron nga fakti ndoshta autosugjestiv se z. Rama nuk sheh më ngjarje që duhen menaxhuar me vendime, por Lajm që duhet neutralizuar. Dhe lajmi neutralizohet së pari duke replikuar pasi të jetë lodhur audienca me një version, duke relativizuar të vërtetën dhe sensacionin me hiper-debate shterpë me të njëjtët vokalistë, duken”surprizuar” me ndërhyrje spektakolare si kjo e vënies së afateve dhe në fund duke reduktuar rëndësinë përmes “transferimit” te profile të ulëta publikë të diskutimit. Kështu Lajmi del në periferi dhe bashkë me të edhe Ngjarja. Provë e qartë se qeveria vetë është nën peshën tiranike të menaxhimit të imazhit dhe presionit opinional mbi tema që përndryshe do diskutoheshin në tjetër prizëm.

Lexo po ashtu:  Kënaqshmëria në kryeministrin Kurti është rritur, 'Pulsi Publik': Shtohet besimi te krerët e institucioneve

Në rastin e Top-Channel z. Rama mundet të jetë duke ndihmuar pasi nuk po zbulon asgjë, as po hamendëson për skenarë të caktuar. Ai thjesht po premton se do kapë autorët, për të cilët mesa duket askush nuk ka nxitim. Për arsye që patjetër lidhen me Fjalën e Lirë. /s.zaimi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *