Ambasada e Holandës në Shqipëri deklaron se media në Shqipëri është nën kërcënime.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Në momentet vendimtare ku media në #Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.
Sipas ambasadës, është nevoja të ndërmerren veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit. Liria e medias është demokraci, thekson në reagimin e saj ambasada.

“Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.
Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.
Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.️ Liria e Medias = Demokraci”, shkruan ambasada holandeze.
Ambasada holandeze nuk është institucioni i parë perëndimor që flet për situatën e rëndë ku ndodhen mediat në vend. Kjo si pasojë e kapjes së medias nga oligarkët dhe pusheti, shkruan MekuliPress.com





