Paraqitja e Kosovës si pjesë e Serbisë në hartën e vendosur në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, e cila po mbahet në Tiranë, ka shkaktuar reagime të shumta.

Videoja e Konventës ku është paraqitur kjo hartë, ishte shpërndarë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

Pasi ky lëshim mori vëmendje dhe shkaktoi reagime të shumta, ka reaguar edhe kryeministri Rama, duke thënë se harta ku mungonte Kosova është vendosur gjatë prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll Melia Group në Konventën e turizmit.

Rama, përmes një postimi në Twitter, e ka arsyetuar këtë lëshim.

“Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!”, ka shkruar Rama, transmeton Telegrafi.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, ka shkruar kryeministri Rama.

Lexo po ashtu:  FMN i jep 1 miliard dollarë qeverisë së Lukashenkos

Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë

Ndryshe, Konventa Ndërkombëtare e Turizmit po mbahet edhe këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku po marrin pjesë përfaqësues nga 38 vende të botës.

Kjo është hera e parë që Konventa po zhvillohet në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *