Bashkimi Evropian nuk është më kompetitiv, ndaj i duhen më shumë njerëz të përkushtuar dhe me pasion. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e bëri këtë deklaratë pas një takimi në Bruksel me Santiago Abascal, lideri i ekstremit të djathtë spanjoll.

Sipas tij, politika e BE-së dominohet nga gjithnjë e më shumë “blah blah” dhe asnjë veprim konkret në fund.

Sipas euroskeptikut Orban, BE-ja ka nevojë për politikanë “që duan diçka, që kanë ende energji, përkushtim dhe pasion”. Sipas tij, ata që mendojnë në këto linja duhet të punojnë së bashku.

Lidhur me takimin e tij me Abascal, Orban tha se kanë rënë dakord që bashkëpunimi mes partisë Vox të Spanjës dhe partisë së djathtë Fidesz të vijojë.

Ne do të dëshironim të shihnim një kthesë të krahut të djathtë edhe në Evropë”, citohet të ketë thënë Orban.

Një nga kritikët më të zëshëm të politikave të BE-së, lideri hungarez ka qenë kohët e fundit në mosmarrëveshje me Brukselin për një sërë çështjesh, që nisin që nga politikat e emigracionit, të drejtat e komunitetit LGBT e deri te sanksionet kundër Rusisë për konfliktin me Ukrainën.

Lexo po ashtu:  Senatori Menendez pas takimit me presidenten: Partneriteti SHBA-Kosovë është i fortë si kurrë më parë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *