Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka dënuar sot valën e vazhdueshme të sulmeve që synojnë gazetarët në veri të Kosovës.

Në një reagim të postuar në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter, Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se “dënon sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës”.

Ambasada nënvizoi nevojën urgjente që mediat të kryejnë punën e tyre pa frikë nga dhuna apo frikësimi.

“Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe sot. Ne përsërisim thirrjen tonë që mediat të jenë në gjendje të punojnë pa dhunë dhe frikësim”, – thuhet në reagim.

Lexo po ashtu:  Besnik Pula: "Është një moment i papërshtatshëm politik për negociata - Richard Grenell nuk gëzon asnjë kredibilitet diplomatik për të drejtuar një proces të tillë. - Grenell tashmë nga pozita e diplomatit ka kaluar tërësisht në atë të një zëdhënësi aktiv në fushatën për rizgjedhjen e Donald Trump"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *