Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbock, në një konferencë për media ka thënë se Gjermania kërkon nga Serbia që të lirojë pa kushtëzime tre policët e Kosovës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gjithashtu ajo ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të marrin veprime për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës.
Siç citon ambasadori gjerman fjalët e kryediplomates gjermane, ajo ka thënë se normalizimi i situatës nuk është detyrim ndaj Berlinit apo Brukselit, por ndaj njerëzve të dy vendeve të cilën kanë të drejtë për të ardhme paqësore.





