benxhi peje mekulipress.benxhi peje mekulipress.

Në një studim të botuar në “Scientific Reports” në maj, një grup studiuesish të neuroshkencës dhe psikobiologjisë në Universitetet e Barcelonës dhe Lajpcigut tregoi se gjirafat, kafshë me një tru relativisht të vogël, janë të afta të marrin vendime bazuar në informacionin statistikor. Pra ashtu siç bëjnë njerëzit që në moshën një vjeçare dhe disa primatë të tjerë. Në eksperimentin kryesor të studimit, 5 gjirafave të ndryshme iu treguan dy enë me një përzierje të copave të karotave dhe kungujve:njëra përmbante më shumë kunguj të njomë, ndërsa tjetra më shumë karrota.

Eksperimentuesi mori dy copa, njëra nga secila enë, dhe ia ofroi gjirafës të fshehura në duart e tij të mbyllura, në mënyrë që kafsha të mos kishte mundësi të shihte se cilën nga dy llojet e perimeve përmbanin. Të gjitha gjirafat në eksperiment, zgjodhën vazhdimisht dorën që kishte kapur një copë nga ena me më shumë karota, që u pëlqente më shumë se sa kungull i njomë.

Ato treguan se e kuptonin se sa më shumë karota të kishte ena, aq më shumë kishte gjasa që prej saj do të merrej një copë karrote në vend të një cope kungulli. Një numër eksperimentesh dhe studimesh shkencore në rritje të botuara vitet e fundit, i kanë thelluar njohuritë tona mbi aftësitë perceptuese dhe njohëse të kafshëve, duke krijuar analogji të shumta dhe befasuese midis këtyre aftësive dhe mënyrës së arsyetimit tek njerëzit.

Eksperimente të tilla, po çojnë në një rishqyrtim të përgjithshëm të shumë prej supozimeve të përdorura tradicionalisht – si për shembull madhësia e trurit – për të përcaktuar se çfarë janë të afta të bëjnë kafshët dhe çfarë jo.

Lexo po ashtu:  Pamje përrallore nga fshati Bishtazhin i Gjakovës për festat e fundvitit

Në fakt, zbulimet nuk kanë të bëjnë vetëm me specie si shimpanzetë, por edhe specie të tjeratë pajisur me një tru shumë më të vogël se ai i primatëve. Historia evolucionare e aftësive intelektuale të cefalopodëve (oktapodët, kallamarët dhe sepjet), rrënjësisht e ndryshme nga ajo e aftësive të primatëve, është subjekt i librit më të shitur të vitit 2016 “Mendjet e tjera” të filozofi australian të shkencës Piter Godfrej-Smith.

Sipas tij mendja e këtyre jo–vertebrorëve është aq komplekse dhe e ndryshme nga e jona, sa që përpjekja jonë për ta eksploruar atë, është gjëja më e afërt me një takim me një alien inteligjent. Në fakt, ndërsa njerëzit dhe shimpanzetë ndajnë një paraardhës të përbashkët që daton rreth 6 milionë vjet më parë.

Ndërkohë, paraardhësi më i fundit i përbashkët midis njerëzve dhe oktapodëve, është një krijesë e ngjashme me krimbin që besohet se ka jetuar rreth 600 milionë vjet më parë.

Në ndërveprimin e tyre me botën, shkruan Godfrej-Smith, oktapodët tregojnë shumë “fleksibilitet, një stil oportunist dhe eksplorues, kuriozitet ndaj gjërave të reja dhe një prirje të vazhdueshme për t’u përshtatur, qëndrime këto që lidhen gjithashtu me mendjen e njeriut”.

Edhe pse mendjet e tyre evoluan në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga e jona, ne përpiqemi të imagjinojmë se si e përjetojnë botën oktapodët. Shumica e 500 milionë neuroneve të tyre – afërsisht e njëjta sasi që gjendet tek qentë – nuk gjenden në tru, por tektentakulat, të cilat janë në gjendje të prekin jo vetëm objektet, por edhe të nuhasin, shijojnë dhe kryejnë veprime të tjera komplekse.

Lexo po ashtu:  5 pyetjet që duhet t'ia bësh vetes përpara se të ndahesh nga partneri

Duket sikur çdo tentakulë është një mendje më vete. Përveç shumë eksperimenteve shkencore, mënyra se si kafshët jo-njerëzore e perceptojnë botën, ka qenë objekt i shumë reflektimeve filozofike. Një nga më të njohurit dhe më të rëndësishmit e gjysmës së dytë të shekullit XX, ishte eksperimenti i mendimit i filozofit amerikan Tomas Nagel në artikullin e vitit 1974 “Si është të jesh një lakuriq nate?”.

Duke zgjedhur një kafshë që dihet se ka një aparat ndijor shumë të ndryshëm nga i yni, Nagel argumentoi se mundësia e të jetuarit të përvojës subjektive të një lakuriqi nate, është në thelb e përjashtuar për njerëzit. Por pamundësia për të depërtuar në përvojën subjektive të një kafshe, nuk është vetëm çështje shqisash.

Sepse edhe kur përvoja e botës së disa gjitarëve, duket teorikisht më e lehtë për njerëzit për t’u imagjinuar sesa ajo e një oktapodi apo e një lakuriqi nate, eksperimentet tregojnë ende dallime të mëdha mbi mënyrën se si ajo botë perceptohet përmes shqisave me të cilat janë të pajisur njerëzit.

Ndjesia e nuhatjes, është jashtëzakonisht e zhvilluar në speciet që e bazojnë pjesën më të madhe të përvojës tek aromat që njerëzit i marrin nga shikimi ose dëgjimi. Në vitin 2007, një nga studimet më të famshme të studiueses angleze Lusi A.Bejts mbi gjitarët e mëdhenj, tregoi se elefantët afrikanë kanë një perceptim të vazhdueshëm të pozicionit të anëtarëve të grupit, që rrjedh jo nga shikimi, por nga nuhatja.

Ndërkohë zogj të ndryshëm kanë treguar në eksperimente të ndryshme cilësi specifike si durimi dhe vetëkontrolli:në veçanti aftësinë për të hequr dorë nga kënaqësitë e menjëhershme në funksion të përfitimeve më të mëdha në të ardhmen.

Lexo po ashtu:  Keni frikë se partneri po iu tradhton? 11 veprime që do ta nxjerrin në shesh të vërtetën

Në një eksperiment të vitit 2015, psikologia dhe etologia amerikane Irene Peperberg, e njohur për studimet e saj mbi njohjen e kafshëve, tregoi së bashku me dy studiues të tjerë, se papagajtë gri janë në gjendje të heqin dorë nga një pjesë e ushqimit ndërsa presin një vakt mëtë bollshëm dhe me cilësor.

Në tërësi, zbulimet më të fundit rreth aftësive të kafshëve, po e ndryshojnë mënyrën se si njerëzit i kanë parë kafshët përgjatë shekujve:si specie thellësisht të ndryshme nga ata vetë.Që nga vitet 1980, tipari dallues i qenieve njerëzore, është identifikuar nga shumë psikologë dhe studiues të shkencave njohëse tek aftësia për t’i atribuar besimet, synimet, dëshirat dhe emocionet vetes dhe njerëzve të tjerë,pra ajo që në fushën akademike përkufizohet zakonisht si “teoria e mendjes”.

Arsyeja e suksesit të kësaj teorie në mesin e shumë shkencëtarëve, është se ajo ka shërbyer prej kohësh për të nxjerrë në pah kufirin midis njeriut dhe jo-njeriut, pasi asnjë kafshë nuk e ka demonstruar qartë dhe pa mëdyshje se zotëron aftësi të mëdha arsyetuese.

Por edhe nëse do të zbulohej se speciet e tjera se zotërojnë një “teori të mendjes”, kjo ndoshta nuk do të vinte në dyshim epërsinë e dukshme të inteligjencës njerëzore mbi ndonjë tjetër. Për sa kohë që krijimet unike njerëzore, nga piramidat tek kompjuterët, konsiderohen si një masën e inteligjencës, është e arsyeshme të thuhet njerëzit do të mbeten gjithmonë në krye tëlistës së qenieve më inteligjente në këtë planet. / Marrë me shkurtime nga Il Post – Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *