Mendoni të ndryshoni punë apo shtëpi? Vëzhgoni me kujdes distancën që do t’ju duhet të përshkoni për të mbërritur në zyrë, sepse nuk janë vetëm punët që bëhen ulur, ato që na shkaktojnë probleme shëndetësore, por edhe ato që na detyrojnë të udhëtojmë.

Kjo është vërtetuar nga një studim suedez i cili analizoi lidhjen midis distancës shtëpi-zyre dhe stilit të jetesës. Rezultati? Sa më shumë të rritet distanca për të shkuar në punë, aq më shumë rritet rreziku për të qenë mbipeshë, për të qenë nën stres dhe për të fjetur keq.

Hulumtimi analizoi efektet e udhëtimit për në punë tek shëndeti i njerëzve me ndihmën e të dhënave të mbledhura nga Sondazhi i Gjatë Suedez i Shëndetit midis viteve 2012-2018. Studiuesit ekzaminuan përgjigjet e rreth 13.000 burrave dhe grave të moshës 16-64 vjeç mbi një sërë çështjesh: stili i jetesës (nëse ushtroheshin shpesh fizikisht, nëse pinin alkool apo duhan), llojin e punës dhe nëse ajo ishte sfilitëse, nëse vuanin nga sëmundje kronike, mbi stresin dhe depresionin.

Lexo po ashtu:  “Kur kam nisur ta doja vërtet veten time”, një perlë nga Charlie Chaplin

Më pak kohë për sport

Hulumtimi tregoi se kur distanca shtëpi-zyrë i kalonte 3 kilometra, udhëtarët kishin probleme me mbipeshën, ishin më të stresuar dhe kishin mungesë të kohës së duhur të kaluar në gjumë. Dhe akoma më të rrezikuar ishin ata që punonin më shumë se 40 orë dhe që udhëtonin më shumë se 5 orë në javë, sesa ata që udhëtonin 1-5 orë në javë.

Arsyeja kryesore? Mungesa e aktivitetit sportiv. Në fakt, punëtorët që udhëtonin më pak se 3 kilometra ishin më aktivë fizikisht, ndoshta sepse distanca më e shkurtër e përshkuar e bënte më të lehtë shkuarjen në këmbë apo me biçikletë për në punë, ose edhe sepse një udhëtim më i shkurtër u jep atyre më shumë kohë të lirë për të praktikuar një sport.

Me pak fjalë, nëse planifikoni të ndryshoni shtëpi dhe të jeni më larg nga zyra, llogarisni edhe distancën dhe kohën që duhet të mbërrini atje. Dhe studiuesit ju këshillojnë të zgjidhni biçikletën:është ekologjike, ekonomike dhe e shëndetshme.

Lexo po ashtu:  Vetmia bën keq për shëndetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *