Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka sqaruar se marshime të tilla janë të rregullta dhe se ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor.

Andaj, ai përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka bërë apel që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër.

“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifkikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë.

Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës”, ka shkruar Mehaj.

Po ashtu ministri Mehaj ka thënë se “Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”.

Lexo po ashtu:  Mjeku shqiptar i prek të gjithë me mesazhin e tij në rrjetet sociale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *