Policia e Shtetit raporton se në repartin ushtarak të Zall Herrit janë arrestuar ushtarakë nën akuzën se kultivonin kanabis. Ushtria ka qenë prej kohësh ndër institucionet me besueshmërin më të lartë publike.

Pas skandalit me pronat dhe këtë të kanabisit, vështirë se ky klasifikim do të mbahet më.

Dikur, në vitet 2015-2016, edhe Policia e Shtetit figuronte si institucioni me besueshmëri të lartë, madje certifikuar nga BE. Sot jemi dëshmitarë se njolla mbi Policinë vështirë se lahet dot.

Prokuroria as ka qenë ndonjëherë në këtë listë, aq sa Prokurorit të tanishëm të Përgjithshëm nuk i dinë as emrin. Deklarimet zyrtare janë po ato. Çdo skandal që përgënjeshtron statistikat e arritjeve, shndërrohet në një statistikë të re për luftë kundër problemeve.

Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake, bëri të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit. Menjëherë janë pezulluar nga detyra të gjithë personat përgjegjës.

Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast, shkruan me këtë rast ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Lexo po ashtu:  Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për Covid-19

Pyetja është se kur do të mbarojë kjo epidemi dhe e ka mbetur ndonjë qoshe pa u infektuar. Se që lufta vazhdon këtë e shohim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *