Shkruan: Dijana Toska

Po i shfletoja titujt e portaleve të Kosovës dhe reagimet e disa miqëve në Fb për vizitën e kryeministrit të RK, Albin Kurti në Maqedoni dhe ske si mos të ndjehesh e zhgënjyer me trajtimin dhe banalizimin që i bëhet kësaj vizite.

Mund ti kuptoj reagimet opozitare që çdo veprim të oponentit të tyre mundohen ta veshin e shesin me vellon e zezë, bashkë me mediat e tyre para opinionit. Por, më vjen keq për një numër të madh të intelektualëve që këtë vizitë e shohin vetëm si një shetitje, siq thonë, nëpër mahalla e lagje të Shkupit, duke i ikur esencës së ardhjes së një kryeministri shqiptar në mesin e bashkëkombasve të vet.

Në komunën e Çairit jetojnë me mijëra familje shqiptare nga Kosova të përndjekura nga regjimi Rankoviqian të ardhura viteve të 50/60 të cilët me vete kanë sjellur shpirtin e traditat e gjyshërve të tyre në këtë vend dhe nuk kanë hjekur dorë asnjëherë nga gjaku i tyre.

Këto familje bashkë me të gjitha familjet tjera shqiptare të ardhura nga të gjitha trojet shqiptare, ende po luftojnë për të kompletuar identitetin e tyre kombëtar e kulturor në shtetin e tyre të trashëguar që i trajton si pakicë dhe me përqindje.

Lexo po ashtu:  Natasha Kandiq: Të ngrihet një memorial në Batajnicë të Beogradit për civilët shqiptarë të vrarë nga forcat ushtarake të Serbisë

Këto familje shqiptare me dekada jetuan nëpër vendbanime ku rrugët e tyre bartnin emrat: Leninska, Beogradska, Varazhdinska, Ho Shi Minska e shumë të tjera, por asnjëherë në adresat e tyre të shtëpisë nuk mund të gjeje një rrugë që do të mbarte emrin e një personaliteti shqiptar.

Sot, në këtë komunë gjendja ka ndryshuar për të mirë, rrugët kryesore bartin emrat e personaliteteve të ndritura kombëtare nga Kosova, Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova, Ukshin Hoti e tjerë dhe nga dje edhe rruga që mbartë emrin e Adem Demaçit të cilën e përuruam bashkë me kryeministrin e RK, Albin Kurti.

Për 10 vite rresht këtyre rrugëve ecën, u pritën e përcollën nga familje me taban atdhetarie, u bën plane e strategji për fatin e kombit me, presidentin Ibrahim Rugova, Dr, Fehmi Aganin, Adem Demaçin, e shumë personalitete të tjera.

Shumë të rinj nga këto familje vullnetarisht u kyqën në UÇK.

Këto familje shqiptare gjatë luftës hapën dyert për gjakun e tyre dhe në odat e tyre pritën me, bukë, krip e zemër afro 300 mijë vllëzër e motra nga Kosova.

Lexo po ashtu:  Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri: Shembet një hotel

Këto familje kurr dhe asgjë nuk kërkuan nga Kosova e tyre, përkundrazi asnjëherë nga asnjë qeveri në shenjë mirënjohjeje nuk u ftuan së paku në ditën e çlirimit të Kosovës, që këtë gëzim ta ndajnë sëbashku.

Andaj, këto familje nuk u a kanë borgj edhe ofendimin.

Çairi nuk është as lagje e as mahallë, por komunë që po lufton të frymoj shqip.

Çairi e don KOSOVËN!

Faleminderit, Albin që i bërre këto familje të ndjehen mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *