Zgjerimi i sektorëve të ekonomisë që nuk kërkojnë shumë kualifikim, të tillë si fasoni, call center, turizmi etj, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë punësimin e të mirëarsimuarve në vendin tonë.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë. Kjo kategori në të cilën përfshihen edhe përsonat me PHD zunë 0.2 për qind të totalit të të papunëve.

Ndërsa për personat me arsim të lartë, pati rritje të shkallës së papunësisë me 0,3 pikë përqindje. Personat me universitet zunë 22.5 për qind te të papunëve ne vend ose mbi 38 mijë persona gjithsej.

Nivelin më të ulët të të papunëve ndër kategoritë e arsimit e kanë atë me nivelin e mesëm profesional. Kjo kategori zë vetëm 10 për qind të totalit të papunëve.

Megjithëse të arsimuarit e nivelit 8-9 vjeçar kanë bërë hapa para në tregun e punës në vitin 2018 , kjo kategori sërish përbën armatën më të madhe te të papunëve ne vend. Ata zunë 34.5 për qind të totalit të papunëve në vitin 2018.

Lexo po ashtu:  George Floyd 2.0. Video e re dhune policore nga ShBA

Më pas peshën më të lartë në papunësi sipas nivelit e arsimor e kanë ata që kanë mbaruar gjimnazin me 32 për qind të totalit.

Të dhënat mbi papunësinë sipas nivelit arsimor janë një pasqyrë e qartë e mospërputhjes së sistemit arsimor në vend me tregun e punës. Diplomat e arsimit të lartë më së shumti janë për ekonomi, shkenca shoqërore dhe juridik, teksa nevojat për punë janë në bujqësi dhe turizëm.

Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Më 2018 krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 2,6 pikë përqindje.

Gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar me 2,4 pikë përqindje dhe për personat me arsim të mesëm me 1,2 pikë përqindje. /Monitor.al/
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Rrëfimi i një pasagjere që pa tmerrin në aeroplanin Prishtinë-Basel: Njerëzit po bërtisnin dhe menduam që po vdisnim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *