Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falenderuar presidentin e Francës, Emanuel Macron që lëshoi një deklaratë të fortë nga Tirana, kur tha se për të, liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të konsiderohet i pezulluar për sa kohë nuk është mbajtur fjala e dhënë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada” – tha Vuçiç.
Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Kinë, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.





