Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, akuzon qeverinë amerikane si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Në një intervistë të botuar në Berliner Zeitung, Schroeder i referohet negociatave të paqes në mars, menjëherë pasi Rusia ndërmori ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë.

Schroeder shprehet në intervistë se në atë kohë, atij iu kërkua të ndërmjetësonte mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë në Stamboll. Ai tha se megjithëse përfaqësuesit e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky ishin të hapur për të bërë lëshime për çështje të tilla kyçe si heqja dorë nga përpjekjet për t’u bashkuar me NATO-n, “ukrainasit nuk ranë dakord për paqen sepse nuk u lejuan. Atyre u duhej të pyesnin fillimisht amerikanët për gjithçka që diskutohej.”

Në mënyrë të përsëritur, zyrtarët rusë kanë pretenduar të njëjtën gjë. Ata kanë deklaruar se SHBA-të dhe mbështetësit e tjerë perëndimorë të Ukrainës e dekurajuan qeverinë e Zelenskit që të binte dakord për një zgjidhje paqeje.

Schroeder, i cili njihet për miqësinë e ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, thekson se në ato negociata u pa se nuk do të arrihej askund, pasi “gjithçka tjetër vendosej në Uashington“.

Lexo po ashtu:  Përdorimi politik i emrit të Nënës Tereze, - Realiteti i shpërfillur, – nga Rexhep Qosja 

Sipas tij, kjo solli forcimin e lidhjeve mes Rusisë dhe Kinës: Tani, është rasti që dy aktorë, Kina dhe Rusia, të cilët janë të kufizuar nga SHBA-të, po bashkojnë forcat. Amerikanët besojnë se janë mjaftueshëm të fortë për t’i mbajtur nën kontroll të dyja palët. Sipas mendimit tim modest, ky është gabim. Vetëm shikoni sa e përçarë është tani pala amerikane. Shikoni kaosin në Kongres.

Schroeder shton se në negociatat e marsit 2022 u kuptua që  Zelensky ishte i hapur për kompromis për Krimenë dhe rajonin e Donbasit. Dështimi për të arritur marrëveshjen solli vijimin e gjakderdhjes. Sipas shifrave të Kremlinit, që pasi shpalli kundërofensivën në qershor, Ukraina ka humbur plot 90 mijë ushtarë.

Furnizimi me armë nuk është zgjidhje, por askush nuk dëshiron të flasë”, thotë Schroeder. “Të gjithë janë pozicionuar në llogore. Sa njerëz të tjerë duhet të vdesin? Situata i ngjan asaj në Lindjen e Mesme. Kush janë viktima nga njëra anë dhe nga ana tjetër? Njerëz të varfër që humbin fëmijët e tyre.”

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti: Mërgata jonë është pjesë integrale e fuqishme e planit tonë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Ish-kancelari gjerman thotë se procesi i paqes për Europën Lindore mund të riaktivizohet vetëm nga pasuesi i tij në Berlin dhe presidenti francez, Macron.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *