Po nxitonit për të nxjerrë tavën nga furra dhe dogjët dorën? Të gjitha zonjat dhe zonjushat që kujdesen për shtëpinë përballen çdo ditë me incidente të tilla dhe e dinë sa e dhimbshme është ndjesia e djegies. Ndihma e parë në shtëpi lehtëson dhimbjen dhe dezinfekton lëkurën në rastet e djegieve të vogla. këto djegie njihen ndryshe si djegie të gradës së parë dhe përfshijnë zona të kufizuara si duart, krahët dhe këmbët. Ato shkaktojnë skuqje dhe flluska me ngjyrë të kuqe ose mishi. Por cilat janë produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies.

1.Uji i ftohtë: Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut.

2.Patatet: Patatet kanë veti qetësuese dhe antiinflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

Lexo po ashtu:  Pse nuk duhet që ta pish KURRË kafenë, me stomakun bosh

3.Aloe vera: Bima e Aloe vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës, por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë. Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe më  lyejeni me xhel Aloe vera. 

4.Qepë: Në lëngun e qepës gjendet një substancë e quajtur kuercitinë që qetëson dhimbjen dhe ndihmon në mbylljen sa më shpejtë të plagës.

5.Lëkurë bananaje: Lëkura e bananes është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E). Ajo ka veti hidratuese dhe ndihmon plagën të mbyllet sa më shpejt. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *