Greqia do të jetë pjesë e një projekti të madh hekurudhor 1 500 km, që lidh Athinën me Budapestin. Agjencia serbe, Tanjug, raporton se marrëveshja është zgjeruar me firmën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd javën e shkuar.

Kjo është një fitore historike për Serbinë. Falë presidentit Vuçiç, ne kemi një tjetër vend, anëtar të BE-së, në projektin tonë për të ndërtuar një Hekurudhë të Shpejtësisë së Lartë që do t’u mundësojë të gjitha evdneve të Europës Qendrore dhe Perëndimore të mbërrijnë në Greqi përmes Korridori 10 përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, citohet me këtë rast, ministri serb i Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç.

Sipas tij udhëtimi me këtë linjë nga Budapesti në Athinë do të zgjasë 13 orë pa ndalime në kufi. Projekti në fjalë duket se krijon lidhje me vendet e Vishegradit, duke i dhënë forcën e një poli ekonomik rajonit në një kohë kur në Europë po diskutohet përherë e më shumë prioriteti që i duhet dhënë transportit hekurudhor përkundrejt atij ajror.

Lexo po ashtu:  Çetniku Daçiq: “Prishtina është kërcënimi më i madh për paqen dhe stabilitetin rajonal për momentin"

Në të vërtetë kjo është një ide e Kinës, e cila në kuadër të projektit të vet madhor, “Një Brez, një Rrugë” e mbështeti këtë aks që në vitin 2020, kur nismëtare u bë Hungaria, një vend me pozitë dominuese në tregtinë e rajonit të Danubit.