Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina janë pas sulmit terrorist në Crocus City Hall, ka thënë për mediat shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), Alexander Bortnikov.

“Ne besojmë se kjo është e vërtetë. Sido që të jetë, tani po flasim për informacionin faktik që kemi. Këto janë informacione të përgjithshme, por ata kanë një histori të gjatë të këtij lloji”, citohet ai nga Tass.

Bortnikov vuri në dukje se ka sasi të madhe informacioni në hapësirën publike “që tregon se Perëndimi dhe Ukraina synojnë të shkaktojnë dëm më të madh në vendin tonë”.

“Ka pasur sulme me dronë, sulme nga anije pa ekuipazh në det dhe inkursione të grupeve të diversantëve dhe organizatave terroriste në territorin tonë”, përfundoi Bortnikov.

Edhe shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev, tha se Ukraina është përgjegjëse për masakrën në Moskë. Patrushev, sipas agjencisë Ria Novosti, është përgjigjur gjatë një konference me gazetarët se “pas sulmit është Ukraina”.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se si platforma logjistike për sulmin e Shtetit Islamik mund të ketë shërbyer Turqia dhe në mënyrë të veçantë provinca Khorasan. Sy prej terroristëve të përfshirë në sulmin e Moskës, Shamsidin Fariduni e Saidakram Rajabalizoda, kanë ndjekur të njëjtin itinerar: i pari ka mbërritur në Stamboll më 20 shkurt dhe është nisur për në Rusi më 2 mars, ndërsa i dyti ka hyrë në Turqi më 5 janar dhe është larguar prej andej në fillim të marsit. Të dy kanë qëndruar në hotelet e zonës Fatih, një zonë e preferuar për militantët, ku ata strehohen zakonisht në pritje të urdhrave. Në të njëjtën zonë, shtëpi “të sigurta” u morën me qira dhe u vunë në dispozicion të elementëve nga ish-republikat sovjetike dhe Lindja e Mesme.