Serbia dhe Mali i Zi do të aplikojnë së bashku për ndihmë financiare në Bashkimin Europian për rikonstruksionin e hekurudhës Beogead-Bar. Sipas ministrit serb të Ndërtimit, Trafikut dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, kostoja e ndërhyrjes shkon në 2 miliardë euro për seksionin serb që është 210 km.

Ai i ka dërguar një letër Komisonit Europian së bashku me homologen e tij malazeze, Maja Vukiçeviç për ndihmë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Mali i Zi duhet të riparojë 160 km nga hekurudha që lidh Serbinë me bregdetin adriatik me një linjë që do të tolerojë shpejtësi maksimale prej 120 km/h.

Lexo po ashtu:  RREGULLAT VLEJNË PËR TË GJITHË, KRYEMINISTËR! “Shqipëria më ka detyruar të paguaj tarifa rrugore në vizita zyrtare”