Evropa ka importuar më shumë gaz nga Rusia sesa nga SHBA në tremujorin e dytë të 2024, duke rikthyer status quo-në që i paraprinte pushtimit të Ukrainës.

Rusia dikur ishte furnizuesi më i madh i gazit në Evropë. Kur Kremlini ndaloi furnizimin me gaz në mes të pushtimit të Ukrainës, Norvegjia zuri vendin e parë, e ndjekur nga SHBA-ja, e cila rriti dërgesat e gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të shpëtuar BE-në.

Megjithatë, “në tremujorin e dytë të vitit 2024, BE importoi 12.8 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror nga Rusia, që ishte më e madhe se importet totale nga Amerika (12.2 bcm)“, shpjegoi Ben McWilliams, bashkëpunëtor i institutit Bruegel në Bruksel.

Kjo ishte hera e parë në pothuajse dy vjet që importet nga Rusia kanë qenë më të mëdha se ato nga Amerika,” shtoi ai.

Eksperti thotë se “ndryshimi është nxitur kryesisht nga një rënie në importet amerikane të LNG gjatë muajve të fundit”. Një kombinim i depove të plota të gazit – objektet e BE-së janë mesatarisht 92.4% plot – dhe kërkesa e ulët gjatë verës ka çuar në “blerje më të ulëta të gazit amerikan”.

Lexo po ashtu:  Kryemadhi mbërrin në selinë e PD, pritet vendimi politik i opozitës

Vende si Austria, Hungaria dhe Sllovakia janë të lidhura me furnizimet me gaz rus me kontrata afatgjata jo fleksibël. Një nivel i ngjashëm ndërthurjeje nuk ekziston me furnizuesit amerikanë të LNG, që do të thotë se kërkesa luan një rol më të madh.

Dy të tretat e importeve të gazit rus kalojnë përmes tubacioneve të tranzitit të Ukrainës dhe Turkstream, duke pompuar gaz direkt te blerësit në vendet e BE-së. Pjesa e mbetur, 12.8 bcm, transportohet si gaz i lëngshëm super i ftohtë në portet kryesisht spanjolle, belge dhe franceze.

Vendet e BE-së mund të ndalojnë importin e gazit rus në baza individuale, falë rishikimit ttë rregullores së tregut të gazit të bllokut në vitin 2023.