Nusret Shabani, që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut. Foto e vitit 2019 Foto: Driton PaçaradaNusret Shabani, që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut. Foto e vitit 2019 Foto: Driton Paçarada

Ka vdekur në moshën 85-vjeçare Nusret Shabani, një nga familjarët e viktimave të Masakrës së Reçakut, e që pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit në Tribunalin për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi. 

Shabani në masakren e kryer nga Serbia kishte humbur të birin, Bajrushin 22-vjeç. 

Ishte vetëm një nga shtatë dëshmitarët që do të dëshmonin për masakrimin e familjarëve shqiptarë në Reçak.

Masakra e Reçakut ia ktheu botës sytë për krimet e luftës serbe që po kryheshin kundër shqiptarëve të Kosovë. 45 shqiptarë ishin vrarë në ditën e 15 janarit 1999, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.

Nusret Shabani, që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut. Foto e vitit 2019 Foto: Driton Paçarada
Nusret Shabani, që dëshmoi kundër Millosheviqit për Masakrën e Reçakut. Foto e vitit 2019 Foto: Driton Paçarada
Lexo po ashtu:  Trump i dërgon letër Vuçiqit: Faleminderit për punën drejt paqes dhe mirëqenies në Ballkan