Republika Çeke ka bllokuar një deklararë të përbashkët të BE-së përmes së cilës bëhej thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut si dhe dënohej numri i civilëve të vrarë.

Ne mund të mbështesim tekstin me dy propozim për amendim që janë propozuar, por vendeve t tjera nuk i duan. Së pari ne mbrojtëm idenë se duhet shtuar në teskt nevoja që Hezbollah të tërhiqet nga kufiri izraelit. Së dyti, teksti ishte shumë kufizues kur vjen pun ate e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten, citohet një zëdhënës i qeverisë çeke.

Për shkak të këtij bllokimi, kreu i politikës së jashtme të BE-së, Borrell lëshoi një deklaratë të vetën siç edhe ka bërë në raste të tjera mosdakordësie.

Çekia, Hungaria dhe Austria cilësohen si mbështetëset kryesore të Izraelit në BE.

Lexo po ashtu:  Ju e keni sjellë Gjykatën Speciale, ne nuk e kemi votuar