Platforma e mediave sociale “X”, e drejtuar nga Elon Musk, ka ngritur një padi kundër prodhuesit danez të lodrave, Lego, për bojkotimin e platformës “X” nga LEGO si hapësirë reklamimi.
Sipas raportimeve nga media daneze B.T., kjo padi është një zgjerim i një procesi gjyqësor të mëparshëm të ngritur në një gjykatë federale në Teksas verën e kaluar, percjell MekuliPress.
Fillimisht, “X” paditi Federatën Botërore të Reklamuesve pasi 18 kompani bojkotuan dhe ndaluan blerjen e reklamave në platformën “X”, kjo ndodhi pas blerjes së “Twiter” nga Elon Musk në vitin 2022.
Përveç Legos, në padinë e fundit përfshihen edhe kompani të tjera të mëdha si Nestlé, Colgate-Palmolive dhe Shell International.