Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/
Në një kohë kur gazetaria shqiptare vuan nga një krizë e besueshmërisë, individë të caktuar që duhet të ishin shembull profesionalizmi dhe etike, po veprojnë si propagandistë e manipulues të paskrupullt.
Rasti i «profesorit të gazetarisë», Milazim Krasniqit, i cili po ripërdor një artikull të vjetër prej më shumë se 5 vitesh, duke e paraqitur artikullin si aktual për të ndikuar në opinionin publik, është dëshmi e degradimit të standardeve profesionale në fushën e gazetarisë të Universitetit të Prishitnës.
𝐌𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐤𝐮𝐣 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫
Profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi, babai i Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit, i cili mban titullin e profesorit të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka marrë një artikull të botuar para pesë vitesh në Insajderi dhe e ka riprezantuar sikur të ishte i botuar sot në një media tjetër, si MekuliPress. Ky veprim joetik nuk është vetëm joprofesional, por një tentativë e qëllimshme për të deformuar realitetin dhe për të mashtruar opinionin publik.
Manipulimi i këtij lloji është një ndër teknikat klasike të propagandës politike, që synon të krijojë një perceptim të rremë për ngjarjet dhe aktorët politikë. E a i ka hije një profesori të gazetarisë propaganda, manipulimi dhe dezinformimi?
𝐂𝐞𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐞𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤𝐞
𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬𝐞̈,
Nga një profesor i gazetarisë pritet të jetë edukator i së vërtetës, objektivitetit dhe analizës kritike. Në vend të kësaj, Milazim Krasniqi ka zgjedhur të sillet si një propagandist i rëndomtë, duke përdorur metoda të cilat jo vetëm që janë të pandershme, por janë edhe të rrezikshme për besimin e publikut në media. Një pedagog që e përdor pozitën e tij për të shpërndarë keqinformim nuk e meriton të jetë në mësimdhënie, e aq më pak të edukojë brezat e rinj të gazetarëve.
𝐏𝐚𝐬𝐨𝐣𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞̈
Manipulime të tilla, që vinë nga një mësues i gazetarisë, janë arsyeja pse gazetaria në Kosovë dhe në botën shqiptare është e mbushur me shpifje, dezinformim, lajme të rreme dhe teori konspirative. Kur ata që duhet të promovojnë etikën, moralin, humanizmin, objektivitetin dhe saktësinë në media, çohen e bëhen pjesë e propagandës, atëherë nuk është çudi që publiku e humb besimin në lajme dhe media.
𝐃𝐮𝐚𝐦 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢
Në një shoqëri demokratike, njerëz si Milazim Krasniqi duhet të mbahen përgjegjës për manipulimet që bëjnë. Universiteti i Prishtinës dhe forumi akademik duhet të reflektojnë seriozisht mbi praninë e njerëzve që përdorin pozitën dhe dijen e tyre, jo për të ndriçuar mendjet e studentëve, por për të errësuar të vërtetën në shërbim të propagandës partiake.
Konsekuent deri në fund; gazetaria duhet të jetë në shërbim të së vërtetës, e jo vegël e propagandës.
𝐃𝐡𝐞 𝐚𝐭𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐞 𝐭𝐫𝐚𝐝𝐡𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐢𝐦, 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐧𝐞̈ 𝐭𝐢𝐭𝐮𝐥𝐥𝐢𝐧 “𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫” 𝐚𝐩𝐨 “𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐨𝐫 𝐢 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐞̈.” 𝐀𝐩𝐨 𝐣𝐨, 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐥𝐞𝐱𝐮𝐞𝐬?


