Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, ka reaguar ndaj deklaratave të Donald Trump-it, i cili gabimisht sugjeroi se Ukraina kishte nisur luftën me Rusinë. Zelenskyj e cilësoi Trump-in si të izoluar në një “flluskë dezinformimi rus”, duke vënë në dukje ndikimin e propagandës ruse përmes qeverive të Hungarisë dhe Sllovakisë.

Ai gjithashtu theksoi se besimi i qytetarëve ukrainas ndaj tij mbetet i lartë (58% sipas sondazheve), dhe se Ukraina do të vazhdojë të luftojë për të siguruar fitoren dhe pavarësinë e saj.

Në lidhje me kërkesën e SHBA-së për 500 miliardë dollarë në burime minerare, Zelenskyj tha se një gjë e tillë nuk është e pranueshme: “𝐔𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐚 𝐬𝐡𝐞𝐬 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐢𝐦.”

Ndërkohë, SHBA dhe Rusia kanë zhvilluar bisedime për paqen në Arabinë Saudite, por Ukraina dhe Europa janë përjashtuar. Zelenskyj theksoi se askush në Ukrainë nuk i beson Putinit dhe se vendi i tij është më i fortë se në fillim të luftës.

𝐀𝐩𝐞𝐥 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬

Lexo po ashtu:  Gjoba ndëshkuese për redaktoren e guximshme që protestoi “live” në televizionin rus

Dezinformatat ruse nuk janë vetëm problem i Perëndimit dhe Ukrainës, por edhe i rajonit tonë.

Ashtu siç Zelenskyj e ka denoncuar propagandën ruse dhe ndikimin e saj në Perëndim, një problem i ngjashëm po ndodh edhe në Kosovë. Opozita në Kosovë po bie në kurthin e propagandës serbe dhe ruse, duke rrezikuar drejtpërdrejt pavarësinë e vendit.

Serbia dhe Rusia, përmes dezinformatave dhe narrativave të fabrikuara, synojnë të dobësojnë Kosovën politikisht dhe ndërkombëtarisht. Fatkeqësisht, disa parti opozitare dhe një pjesë e mediave në Kosovë po i shërbejnë këtyre qarqeve; qoftë nga paaftësia për të dalluar propagandën, qoftë për interesa të ngushta politike/partiake.

Në vend që të forcojnë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, opozita shpesh minon përpjekjet shtetërore duke sulmuar primitivisht Kryeministrin e Kosovës dhe institucionet e vendit me të njëjtën gjuhë që përdorin Beogradi dhe Moska. Kjo është veçanërisht e rrezikshme në një kohë kur Kosova po përballet me sfida diplomatike dhe me përpjekjet serbe për ta izoluar atë në skenën ndërkombëtare.

𝐀 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐨𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐝𝐢𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫𝐭𝐡𝐞̈?

Lexo po ashtu:  “Nuk kam shkruar kurrë gënjeshtra, për para”. Mesazhi reflektues i Oriana Fallacit për çdo gazetar

Nëse jo, atëherë është koha që të reflektojë. Nuk mund të ketë një opozitë të përgjegjshme nëse ajo bëhet zëdhënëse indirekte e politikave të Vuçiqit dhe Putinit. Interesi kombëtar/shqiptar i Kosovës duhet të jetë mbi interesat e partive.

𝑻𝒆̈ 𝒏𝒅𝒆𝒓𝒖𝒂𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔𝒆̈,

Qytetarët dhe mediat duhet të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e narrativave që përçajnë dhe dobësojnë Kosovën tonë të dashur.

Siç ka thënë Zelenskyj për Ukrainën, ne themi se Kosova nuk mund ta shesë veten dhe nuk mund të bëhet viktimë e dezinformatave.