Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Departamenti i Eficencës së Qeverisë në SHBA, DOGE, i drejtuar nga Elon Musk, zhvilloi sot një seancë dëgjimore lidhur me mënyrën si janë përdorur paratë e USAID-it në vende të ndryshme të botës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gjatë seancës dëgjimore përmendet edhe Shqipëria, lidhur me financimet në gjyqësor dhe hetimin penal për liderin e opozitës Berisha, si një formë “për t’i mbyllur gojën”. 

Një tjetër raportues thotë: “Fondacioni për Shoqërinë e Hapur dhe USAID, gjithashtu financuan bashkërisht Institutin “East-West Menagment”. Mes gjërave të tjera, instituti prezantoi ndryshime në sistemin e gjykatave në Shqipëri që ndër të tjera rezultoi edhe në ndjekjen penale të liderit të opozitës Sali Berisha, për të heshtur zërin oponent të kryeministrit socialist Edi Rama”. 

“Pse USAID është i përfshirë në financimin e ndryshimeve gjyqësore në Shqipëri, që rezultuan në ndjekjen penale të liderit të opozitës në Shqipëri?”, pyet një tjetër raportuese.

Lexo po ashtu:  Britaniku që luftoi në Koshare i dëshpëruar me mediat që shpifin kundër Albin Kurtit: Demokracia në Kosovë, ka vdekur - Ta largojnë një Kryeministër të ligjshëm dhe ta zëvendësojnë partinë fituese me partinë e dytë dhe të tretë të zgjedhjeve, që është një “FUCK YOU”

  Min.37: