Marine Le Pen, drejtuese e Frontit Nacional në Francë është dënuar nga një gjykatë e vendit me katër vjet burg dhe 100 000 euro gjobë për përfitimin në mënyrë të paligjshme të fondeve europiane.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Nga këto Le Pen do të vuajë dy vjet në arrest shtëpie, një vedim ky i marrë nga një panel me tre gjykatës. Çështja ka fituar ndjeshmëri politike në masë, pasi Le Pen ishte kandidate për presidencialet e vitit 2027 në Francë dhe në këtë mënyrë ka dalë jashtë loje.
Pasuesi k saj, Bardella mendohet të jetë kandidati për zgjedhje, një rrokadë kjo që supozohet se mund të ulë shanset që e djathta ekstreme të marrë drejtimin e Pallatit Elysee. Bardella ka deklaruar se me vendimin e marrë është ekzekutuar demokracia francize dhe duhet thënë se vendimi ka krijuar shqetësime edhe në qeveri, pasi kryeministri Michel Bayrou është përballur vetë me akuza të tilla vitin e kaluar.

Tashmë situata është bërë edhe më e paparashikueshme në një kontekst kur akuzat penale për korrupsion po prodhojnë relativizim për vetë drejtësinë që përfaqëson një aspekt të papëlqyer nga elitat e reja politike. Bardella që po hyn në skenë është 29 vjeç dhe merr një timon që i mbetet në dorë nga një heroinë e pazakontë e kohëve tona: një e dënuar për korrupsion që shpallet tribune!




