Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pranoi sot “zhdukjen” e një vule plumbi mbi 400-vjeçare, e cila i takon  vitit 1640 që ndodhej bashkëlidhur me një dokument në pergamenë, për të cilin theksohet se është i paprekur. Siç raporton Panorama  bëhet fjalë për fermanin e Manastirit të Kamenës. Ky institucion reagoi vetëm pas denoncimit në media.

“Sistemet e sotme të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave garantojnë që çdo parregullsi të zbulohet brenda një dite pune për të marrë masa të menjëhershme. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dëshiron të njoftojë opinionin publik, duke marrë shkas nga disa përmendje edhe në media, se kemi konstatuar, gjatë punës sonë, mungesën e një fragmenti përbërës të një dokumenti.

Fragmenti që mungon është një vulë plumbi e vitit 1640, që ndodhej bashkëlidhur me një dokument që, në terminologjinë e fushës, emërtohet sigjil. Nuk kemi të bëjmë me vulë fizike moderne. Pjesa më e rëndësishme, vetë dokumenti në pergamenë, është i paprekur. Ngjarja po hetohet nga strukturat e specializuara. Në përfundim të këtyre hetimeve, do të njoftoheni mbi çdo eventualitet”– shkruhet në reagim.

Lexo po ashtu:  Gënjeu edhe sot

Burime nga Prokuroria thanë se në lidhje me ngjarjen në Arkivën e Shtetit janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për veprën penale 15 shtetas.  Megjithëse të gjitha rrethanat flasin për një vjedhje të organizuar, nisur edhe nga fakti se një ditë para se të zhdukej objekti, kamerat ishin fikur. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *