Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Para librave

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ka gjëra plot që nuk përputhen
Në jetë aspak me njëra-tjetrën,
Megjithatë qëndrojnë e s’nguten
Së bashku ndofta tërë jetën.

Shoh miqtë e mi fotografuar
Me rafte librash prapa shpinave
Dhe qesh e them:
“Kush s’ka lexuar,
Fotografohet para librave”!

Dritero Agolli

Lexo po ashtu:  Kuvendi i tretë i Studimeve Arbëreshe në Tiranë