Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka akuzuar Bashkimin Evropian për mungesë reagimi ndaj sulmit terrorist në Banjskë, duke thënë se ngjarja e vitit 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze nga BE-ja.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Duke folur në Forumin Strategjik të Bledit, Plenkoviq tha se Bashkimi Evropian nuk e trajtoi me seriozitet rastin e Banjskës, ku një grup i armatosur serb sulmoi forcat e rendit të Kosovës, duke vrarë një polic dhe duke rrezikuar përshkallëzim të konfliktit.
“Keni Banjskën, e cila në vitin 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze apo reagim nga askush në BE, bëmë sikur nuk ka ndodhur fare. Ky është realiteti,” deklaroi Plenkoviq.

Ai tha se BE-ja duhet të jetë më e vendosur ndaj këtyre situatave për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon./KosovaNews/ Mekuli Press/




