Njësitë e Policisë së Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë një bastisje në një lokal në zonën e Leposaviqit, ku dyshohet se janë shitur produkte me mbishkrime dhe simbole luftënnxitëse.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se rasti është duke u trajtuar me seriozitet të lartë.

“Rreth orës 12:00 jemi njoftu nga Njësitet e Policisë Kufitare se në një lokal në zonën e Leposaviqit shiten pije, logo, maica, thika, elektroshok etj.”, ka deklaruar Elshani.

Pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale me asistencën e Doganës së Kosovës.

Për shkak të përmbajtjes së materialeve të gjetura – duke përfshirë mbishkrime potencialisht nxitëse dhe artikuj të ndjeshëm është njoftuar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Përveç mallit të kontrabanduar dhe veshmbathjeve nacionaliste serbe, Dogana e Kosovës ka nisur të konfiskojë tashmë edhe me dhjetëra pije alkoolike dhe pajisje për përpunimin e saj.

Lexo po ashtu:  SBASHK padit Ministrinë e Arsimit, shkak kompenzimi i orëve të humbura
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com