Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Më 3 tetor 2025, komuniteti shqiptar në Zvicër do të mblidhet në Cyrih për një mbrëmje të veçantë fondmbledhëse, “Rrënjët që na Bashkojnë”. Ky event organizohet për të mbështetur OriginAL, një program unik i lansuar nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation, i cili u jep të rinjve të diasporës mundësinë të kalojnë dy javë në Kosovë dhe Shqipëri për të njohur nga afër rrënjët e tyre.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mbrëmja do të sjellë muzikë live, apéro dhe mundësi rrjetëzimi, ndërkohë që do të mbledhë fonde për zgjerimin e programit dhe përfshirjen e më shumë të rinjve shqiptarë nga diaspora në këtë përvojë të paharrueshme.

OriginAL ka ndikuar tashmë në dhjetëra të rinjë të diasporës, duke i ndihmuar të zbulojnë prejardhjen e tyre, të ndërtojnë miqësi dhe të forcojnë identitetin.  Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë liderë të komunitetit, profesionistë, artistë dhe mbështetës nga e gjithë Zvicra. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt për të mbështetur OriginAL dhe misionin e tij.

📅 Data: 3 Tetor 2025
📍 Vendndodhja: Soho, Cyrih, Zvicër
🎟️ Biletat: të disponueshme online në: https://shorturl.at/SKcAy 

Lexo po ashtu:  Bashkimi Evropian nën presion nga SpaceX dhe Kina

Rreth OriginAL
OriginAL është një program i GERMIN dhe Global Albanians Foundation, i modeluar sipas programit Birthright Israel, i cili u ofron të rinjve shqiptarë të gjeneratës së dytë dhe të tretë një udhëtim falas e gjithëpërfshirës në Kosovë dhe Shqipëri. Programi ka për qëllim të forcojë identitetin shqiptar, të krijojë ura lidhëse dhe të afrojë diasporën me vendlindjen.