Në mbledhjen e 270-të të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti njoftoi miratimin e disa vendimeve të rëndësishme që përfshijnë fusha të arsimit, infrastrukturës dhe mbështetjes sociale.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në fjalën e tij, Kurti bëri të ditur se është miratuar programi “Bursa e Mobilitetit për Studentë të nivelit Bachelor”, në vlerë prej 20 milionë eurosh, që do të shërbejë si masë e përhershme për të mbështetur studentët në nevojë.
Shuma e bursës do të varet nga distanca ndërmjet vendbanimit dhe vendit të studimeve.

Po ashtu, për fillimin e vitit të ri akademik, Qeveria ndau 6 milionë euro për mbështetje të njëhershme prej 100 euro për çdo student.
Krahas kësaj, Qeveria miratoi edhe disa projekte infrastrukturore me rëndësi kombëtare, përfshirë:
Vendimin përfundimtar të shpronësimit për investimet në deponinë sanitare në Pejë;
Vendimin preliminar për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër, me urën për këmbësorë që është në ndërtim e sipër;
Nismën për shpronësimin e pronave për ndërtimin e kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi” (Prishtinë–Hani i Elezit).
Në fushën sociale, janë miratuar masa të reja për mbështetje të qytetarëve:
2.5 milionë euro për rimbursimin e prindërve për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin shkollor 2025/26;
1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevojë, si pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike;
Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, që synon të subvencionojë familjet me të ardhura më pak se 150 euro për anëtar dhe prona nën 100 mijë euro.
Subvencionet do të aplikohen për periudhën tetor–mars dhe do të paguhen drejtpërdrejt në llogarinë e konsumatorëve, pas leximit të orëmatësve.




