Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 304 mijë euro për pajisjen me mbi 35 mijë tekste shkollore për 3650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave në Luginën e Preshevës si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten e 10 tetorit. Në vendim është theksuar se mjetet do të transferohen te Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Po ashtu kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro edhe për familjen e Afrim Bunjakut, policit që u vra në sulmin terrorist në Banjskë. Këto mjete janë ndarë për ndërtimin e një hapësire pritjeje, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe në shenjë respekti e nderimi për jetën dhe veprën e policit.

Qeveria ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Lexo po ashtu:  Alfons de Lamartin: "Në qoftë se arrin që prej një kombi qytetarësh të bëjë shoqëri të turpshme gënjeshtarësh; në qoftë se e bën atdheun të skuqet për shkak të këqijave zyrtare...– ky pushtet, të jeni të sigurt, do të përmbyset."