Gazetari i sportit, Dritan Shakohoxha dhe kolegët e tjerë nga Shqipëria janë mbajtur për rreth tri orë në aeroportin e Beogradit nga policia serbe.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shakohoxha e ka konfirmuar se ai me kolegët e tij janë mbajtur shumë gjatë në aeroport, Shakohoxha ishte në listën e zezë bashkë me Marin Memën.
Policia serbe nuk i ka dhënë asnjë detaj në lidhje me mbajtjen prej rreth tre orëshe.

Kurse, në lidhje me mungesën e flamurit kuqezi në seancën stërvitore të Shqipërisë përpara sfidës së nesërme ndaj Serbisë, Federata Serbe ka thënë se kanë dashur të evitojë ndonjë incident nga “dikush dashakeq”.
Federata Serbe e Futbollit theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.




