Të paktën 400 nxënës në kolegjet në Georgia kanë marrë dhuratën e ëndrrave.

Miliarderi Robert Frederick Smith vendosi të paguajë kreditë studentore për arsimimin e këtyre të rinjve.

Ai bëri lajmërimin gjatë fjalimit të tij në Institutin Morehouse College në Atlanta. Ai i tronditi të gjithë kur dha premtimin për të zhdukur borxhin e nxënësve me vlerë totale prej 40 milionë dollarë.

Kjo ishte një deklaratë e rrallë dhe nuk pritej nga një manjat që praktikisht deri para disa vitesh ishte i panjohur në skenën kombëtare.

56-vjeçari është themeluesi i filmës Vista Equity Partners dhe një nga filantropët më të shquar afrikano-amerikan të vendit.

Pasuria neto e Smith është 5 miliardë dollarë duke u bërë njeriu me ngjyrë më i pasur në Amerikë.

Lexo po ashtu:  ‘Legjitimohet’ përdorimi i termit ofendues ndaj shqiptarëve në Serbi, Konjufca: Kjo është ‘fqinjësi e mirë’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *