Të paktën 400 nxënës në kolegjet në Georgia kanë marrë dhuratën e ëndrrave.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Miliarderi Robert Frederick Smith vendosi të paguajë kreditë studentore për arsimimin e këtyre të rinjve.
Ai bëri lajmërimin gjatë fjalimit të tij në Institutin Morehouse College në Atlanta. Ai i tronditi të gjithë kur dha premtimin për të zhdukur borxhin e nxënësve me vlerë totale prej 40 milionë dollarë.

Kjo ishte një deklaratë e rrallë dhe nuk pritej nga një manjat që praktikisht deri para disa vitesh ishte i panjohur në skenën kombëtare.
56-vjeçari është themeluesi i filmës Vista Equity Partners dhe një nga filantropët më të shquar afrikano-amerikan të vendit.
Pasuria neto e Smith është 5 miliardë dollarë duke u bërë njeriu me ngjyrë më i pasur në Amerikë.




