Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Bimë mjekësore quhen të gjitha bimët që përmbajnë enzima vepruese, të cilat parandalojnë, lehtësojnë ose shërojnë sëmundje të ndryshme. Vlera e bimëve mjekësore varet nga lloji dhe sasia e substancave vepruese që ato përmbajnë dhe pikërisht për këtë arsye ato mblidhen në periudhën më të përshtatshme kur janë të pasura me substanca shëruese. Një ndër këto bimë është dhe borziloku. Në sajë të esencës me estragol, linalol etj, bari i bimës ka veti të përmiresojë aktivitetin e stomakut, të lirojë ngërçin e muskulaturës së zorrëve e si rrjedhojë përdoret si qetësues i dhimbjeve të barkut. Nëse vuani nga shqetësimet e lartpërmendura apo nga ndonjë sëmundje tjetër qe lidhet me aparatin tretës çaji i borzilokut do t’ju ndihmojë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Borziloku ndihmon në tretjen e ushqimit, si dhe qetëson dhimbjet e stomakut dhe gazrat. Çaji i brozilokut eleminon toksinat që mblidhen në zorrën e trashë dhe lehtëson jashtëqitjen në raste konstipacioni (kapsllëku). Rregullon pH-in e stomakut dhe ngadalëson prodhimin e tepërt të acidit në stomak.

Lexo po ashtu:  Shenjat e horoskopit të cilave qershori do t’u sjellë shumë ndryshime

Përgatitja: Shtoni një gotë uje në një tenxhere dhe vendoseni në zjarr. Pas pak minutash shtoni në të 2 lugë çaj borzilok të grirë. Lëreni për 10-15 minuta . Pasi ta keni hequr nga zjarri kullojeni dhe ëmbëlsimi është në dorën tuaj. Gjatë një dite rekomandohet të pihen 2 deri në 3 gota çaj borziloku. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *