Produktet e Kosovës do të kenë së shpejti barkodat ndërkombëtare, duke hapur rrugën për njohje dhe konkurrueshmëri globale. Këtë e bëri të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) pas një takimi të kryetarit të saj, Lulzim Rafuna, me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Gjatë takimit, u diskutuan hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1. Rafuna shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të GS1 Turqi, që ka ndihmuar vendin të afrohet me standardet ndërkombëtare të identifikimit të produkteve.
Falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova pritet të fillojë së shpejti lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke rritur vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, dhe duke sjellë përfitime për konsumatorët vendorë dhe ata ndërkombëtarë.

OEK theksoi gjithashtu falënderimin për GS1 Turqinë dhe znj. Muftuoglu për bashkëpunimin profesional dhe përkrahjen në këtë proces strategjik, i cili konsiderohet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin e produkteve kosovare në tregjet globale.




