Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në shënimin e 20 vjetorit të masakrës së kryer nga shteti serb në Burgun e Dubravës.

“Seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përkujtimi i 20 vjetorit të Masakrës në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

20 vjet më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë shqiptarëve që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush. 

Lexo po ashtu:  LVV reagon për mbajtjen e zgjedhjëve të Serbisë në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *