Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta


Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, ka reaguar në publik ndaj një sërë komentesh dhe paragjykimesh që i janë adresuar sot pasi Albin Kurti e propozoi në postin e ministrit të Mirëqenies dhe Familjes në Qeverisë Kurti 3.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, ka reaguar ndaj një sërë komentesh dhe paragjykimesh që i janë adresuar sot pasi Albin Kurti e propozoi në postin e ministrit të Mirëqenies dhe Familjes në Qeverisë Kurti 3.

Në një postim të gjatë dhe të sinqertë, Hoti flet për hipokrizinë e atyre që lidhin respektin ndaj një personi me përkatësinë politike, për zhgënjimet personale dhe për vendosmërinë e tij për të menduar e vepruar lirshëm.

Ai ka thënë se disa reagime i kanë ngjallur neveri. Ai ka thënë se askush nuk ia impnon bindjen.

Lexo po ashtu:  Kurti shpjegon se do të ketë ndryshime pozitive edhe në sinidkata: "Na nevojitet një dinamizëm sindikalist, jo jopolitik, por jopartiak"

Postimi i tij i plotë:

Fatkeqësisht, sot duhet të dal nga heshtja ime e zakonshme dhe të them disa bindje që i kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes.
Pas shumë reagimeve, shumicës prej të cilëve u jam mirënjohës, urimet e shumta apo edhe kritikat njerëzore.

Por, sot ndjej nevojën të sqaroj disa gjëra. Janë disa reagime që më ngjallin neveri tash e shumë kohë.
Shprehje si: “Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, “E korite emrin e babës”, “Të ka përdorur pushteti”, “Je shitur për interes”, janë fjalë që nuk tregojnë as shqetësim, as dashuri për idealin, por zhveshin nga çdo vlerë njerëzore respektin e rremë që disa paskan pasur.

Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike.
Pra, unë paskam qenë “i mirë” sa kohë mendoja si ti, dhe “i keq” sapo mendova vetë.
Deri dje “djali i Ukshin Hotit”, sot “i koritur”, vetëm pse potencialisht nuk jam në bindjen tënde.
Kjo nuk është as respekt, as ideal: Kjo është hipokrizi.

Lexo po ashtu:  "Pranë flamurit, pranë flamurit, me shpatë zhveshur shqipëtarisht, Për dhen' e babës edhe të burrit kemi me vdekur sot burrërisht." - Mihal Grameno

Para pak ditësh, një mik më tha: “Andin, kujtoji të gjithë ata dashamirë të Ukshinit, kur ti s’ishe fytyrë publike.”
Dhe mu kujtuan vitet e pasluftës, sfidat që i kaloi familja jonë, kur këta “patriotë” s’e dinin as emrin tim.

Kështu që, për ta thënë qartë:
As ju, as askush tjetër, nuk ma imponon bindjen. Nuk e shes, nuk e ndërroj dhe nuk e negocioj.
Unë jam aty ku dua të jem, ku e shoh të drejtë të jem, ku mendoj se mund të jap kontributin tim për vendin.

Këto ngjarje neveritëse, nuk janë të sotit, këto reagime të neveritshme janë të kahmotshme!

Nuk e fsheh që më dhemb kur e shoh se respekti që kam marrë nga disa, në fakt paska qenë i rremë.
E vetmja herë që jam mashtruar, është kur kam menduar se disa më kanë respektuar për atë se kush jam, e jo për bindjen politike që unë kam pasur.

Ndoshta mirësjellja ime e tepruar, ndoshta heshtja ime e gjatë (që brenda ka qenë shkatërruese), ka krijuar përshtypjen se unë jam tabelë qitjeje.
Por jo, nuk jam. Thjesht kam dashur të ruaj respektin, edhe kur ai ishte i rremë.

Lexo po ashtu:  “Kur djalli s'ka ç’të bëjë, shpif lajme në internet” – një këshillë për zgjedhjet 2025

Nuk e di nëse do të vazhdoj të jem ai që nuk jam, por uroj që nëse ndonjë ditë bëhem ai që jam, të jem përsëri i matur.