Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një shtetas shqiptar u arrestua në pikën kufitare Merdare pasi në makinën e tij u gjet një flamur i kuq me shenjat “UÇK”, shkruajnë mediat serbe.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ministria e Brendshme e Serbisë raportoi për këtë sonte.

Bëhet fjalë, siç u tha, për L.D. (1992).

Kështu, siç shpjegojnë ata, gjatë kontrollit të furgonit “Mercedes”, të cilin ky burrë po e drejtonte nga drejtimi i Kosovës, nën sedilje u gjet një flamur i kuq me shenjat “UÇK”.

Ai u arrestua dhe u mbajt në paraburgim deri në 48 orë.

Së bashku me kallëzimin penal, thuhet më tej – ai do të çohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje.

U hap rasti “Nxitje e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Lexo edhe artikullin interesant të Gëzim Mekulit:
Mërgimtarë “*sretan vam put” në kufijtë e armiqve – Me traditë!

Lexo po ashtu:  Regjisori Kusturica emërohet këshilltar i nacionalistit serb