Regjisori serb, Emir Kusturica, u emërua këshilltar i anëtarit serb të Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik. Në njoftim nuk janë sqaruar se cilat do të jenë detyrat e Kusturicës, 64 vjeç.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kusturica, i lindur në Sarajevë, është mik i afërt i nacionalistit serb, Dodik. Të dy ata shprehin mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin.
Kusturica, njihet si dy herë fitues i Palmës së Artë në Festivalin e Filmit në Kanë. Një nga filmat e tij “Underground”, i vitit 1995, është cilësuar si shumë pro-serb.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Dodik u zgjodh anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës në muajin tetor. Anëtari që përfaqësonte komunitetin mysliman ishte Shefik Xhaferoviq, ndërsa ai kroat Zhelko Komshic. Bosnja përbëhet nga entiteti mysliman-kroat dhe entiteti serb, ndërsa qeveria qendrore i lidh të dy këto entitete.
Dodik ka bërë thirrje për shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës dhe për pavarësinë e entitetit serb. /MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress





