Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026 (NDAA), një paketë gjithëpërfshirëse për politikën e mbrojtjes me vlerë rekord 901 miliardë dollarë, pavarësisht kundërshtimeve të tij ndaj disa dispozitave të futura nga Kongresi. Ligji autorizon 8 miliardë dollarë më shumë sesa kishte kërkuar fillimisht Trumpi dhe përfshin masa të rëndësishme për sigurinë evropiane, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në dokument, Kosova përmendet në mënyrë eksplicite, duke u cilësuar si një nga gjashtë shtetet kyçe të Ballkanit Perëndimor, me rëndësi strategjike për sigurinë evropiane dhe interesat e Shteteve të Bashkuara. Ligji riafirmon angazhimin amerikan për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në rajon.

“Paqja e vazhdueshme, stabiliteti dhe prosperiteti në Ballkanin Perëndimor janë drejtpërdrejt të lidhura me mundësitë për përparim demokratik dhe ekonomik që u ofrohen qytetarëve të këtyre gjashtë shteteve”, thuhet në dokumentin e miratuar nga Kongresi amerikan.

Një kapitull i veçantë i ligjit i kushtohet dialogut Kosovë–Serbi. Marrëveshja e vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve cilësohet si hap pozitiv, ndërsa kërkohet përparim i menjëhershëm në Aneksin e zbatimit. Dokumenti riafirmon se zgjidhja përfundimtare duhet të bazohet në njohje reciproke, duke kundërshtuar qartë çdo ide për ndarje territoriale, shkëmbime ose rishikim kufijsh mbi baza etnike.

Lexo po ashtu:  Përdorimi politik i emrit të Nënës Tereze, - Realiteti i shpërfillur, – nga Rexhep Qosja

Ligji mbështet gjithashtu zgjerimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë, si dhe integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Po ashtu, parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve.

Në kuadër të sigurisë rajonale, Kosova përfshihet edhe në masat për monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit malinj rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Ligji mbështet rritjen e ndihmës amerikane për sigurinë kibernetike, nga e cila përfiton edhe Kosova.

Në planin global, legjislacioni autorizon 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën (400 milionë dollarë për secilin nga dy vitet e ardhshme), si pjesë e iniciativës për sigurinë e Ukrainës. Po ashtu, parashikon 175 milionë dollarë për mbështetjen e mbrojtjes së Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, si dhe kufizon aftësinë e Pentagonit për të ulur numrin e trupave amerikane në Evropë nën 76,000.

Ligji ndalon gjithashtu komandantin amerikan në Evropë që të heqë dorë nga titulli i Komandantit Suprem të NATO-s, duke forcuar rolin e SHBA-së në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, edhe pse Trump ka qenë shpesh kritik ndaj kostove të sigurisë evropiane dhe ka kërkuar që aleatët të mbajnë barrë më të madhe financiare.

Lexo po ashtu:  Analiza/ Çfarë rrezikon Rusia nëse humb luftën me Ukrainën

NDAA 2026 është rezultat i një kompromisi mes Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, të dyja nën kontrollin e republikanëve, dhe përcakton gjithçka nga blerjet ushtarake dhe rritja e pagave për trupat, deri te mënyra e adresimit të kërcënimeve gjeopolitike globale.