Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një aksion në stillin venezuelian edhe në Iran. Përmes një postimi në rrjetin social “Truth” Trump ka vënë në dukje dislokimin amerikan në Gjirin Persik të cilin e ka cilësuar se është më e madhe sesa në Venezuelë. Dislokimi vjen ndërkohë që ka raportime se edhe Izraeli po bëhet gati të sulmojë republikën islamike, aktualisht e përfshirë nga protesta masive.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Krahasimi me Venezuelën kërcënon drejpërdrejt lidershipin iranian nisur nga mënyra sesi u rrëmbye presidenti Nicolas Maduro. Ndërkohë Irani përfaqëson diçka shumë më të madhe sesa Venezuela. Në qershor të viti 2025 Trump propozoi një marrëveshje bërthamore që u refuzua nga Irani. Pak më vonë Trump autorizoi goditje ajrore në Nafaz, një akt që theu tabunë e sulmit mbi republikën.
Sulmi tjetër do të jetë shumë më keq
shkruan Trump që ka kërkuar Iranin në tryezën e bisedimeve.





