Presidenti i vendit, Ilir Meta hodhi dyshime të mëdha mbi rolin që faktori ndërkombëtar po luan për reformën në drejtësi, e cila sipas tij po rezulton një operacion i dështuar që e ka lënë vendin prej 3 vitesh pa Gjykatë Kushtetuese.

 “Nuk them a është sukses a dështim, por nëse do ishte një sukses Shqipëria  asnjë minutë nuk do ishte pa  Gjykatë Kushtetuese. Sepse reforma nuk bëhet me retorikë a presion, por me standarte, nëse bëhet me emra ka forma të tjera për kapjen e saj. Këto historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe dëgjoni, reforma do të jetë e suksesshme kur të ketë më shumë investime nga SHBA, Britania dhe të tjera”

Më i ashpër ishte kur ju drejtua misionit Euralius, teksa u ndal në ngërçin e krijuar dy herë me hedhjen e shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hallkë kryesore për krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kam bërë përpjekje të mëdha që gjithcka të bëhet sipas Kushtetutës. Herën e dytë si President, një papërgjegjshmëri totale dhe nga ndërkombëtarët. Kam folur hapur, më takon të hedh shortin, por e dimë se cfarë ka ndodhur dhe hajde të ftojmë institucionet jashtë kamerave për të unifikuar qëndrimin e përbashkët, që të mos kemi debate dhe kontestime. Kërkova angazhimin me shkrim të delegacionit europian dhe Euralius që paguhet për këtë. Por Euralius ditën e fundit i çon përgjigje Presidentit se nuk vijmë dot në takim se jemi mision teknik, që do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Euralius si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën? Kjo nuk është drejtësi europiane. Kjo nuk do ta luftojë korrupsionin më shumë. Nuk do ta luftojë më shumë krimin e organizuar. U bëjmë të qartë kujtdo se Kushtetutën tonë nuk mund ta dhunojnë, as Presidenti dhe asnjë ambasador, diplomat apo komisioner
Lexo po ashtu:  Befason Ukraina: Kemi shpartalluar forcat ruse! Deri tani kemi vrarë mbi 1 mijë ushtarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *