Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Musliu paralajmëron NATO-n: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, NATO-ja do të japë përgjegjësi

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se një vendim për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Kosovën, por edhe për faktorët ndërkombëtarë.

Musliu tha se pret që më 16 shtator të ketë vendim për lirimin e tyre, duke theksuar se çdo vendim tjetër, sipas saj, do të sillte pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore.

“Çdo mendim tjetër përveç lirimit pa asnjë kusht të pafajshëm ka me pasë pasoja jashtëzakonisht të mëdha zinxhirore. Jo vetëm për Kosovën, por edhe për ndërkombëtarët”, tha Musliu në KlanKosova.

Ajo deklaroi se në rast të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, edhe NATO-ja do të vihej përballë përgjegjësisë për mbështetjen që i kishte dhënë luftës së Kosovës.“Në fund të ditës edhe NATO ka me dhënë përgjegjësi pse e ka përkrahur një organizatë të tillë dhe një shtet të tillë”, deklaroi Musliu.

Lexo po ashtu:  Shqipëria jonë i goditi caqet serbe në Koshare me tanke dhe topa të mëdhenj