Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke e zyrtarizuar kështu edhe formimin e institucioneve të vendit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Albin Kurti është zgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur sot, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Nga 70 deputetë të pranishëm, qeveria u votua 62 vota pro.

Seanca u zhvillua pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re. Përbërja e kabinetit të ri u paraqit para deputetëve, të cilët më pas votuan për Qeverinë.
Zhvillimet e sotme u shoqëruan me përplasje politike, pasi PDK dhe Aleanca njoftuan se nuk do të merrnin pjesë në seancën për votimin e Qeverisë, ndërsa edhe LDK-ja bëri të ditur se nuk do ta votonte Qeverinë Kurti.
Në anën tjetër, deputetët e Listës Serbe ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit gjatë seancës.
Me votimin e sotëm, Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit për një mandat të ri.
Formimi i Qeverisë së re vjen pas një periudhe të gjatë të zhvillimeve politike dhe procedurave për konstituimin e institucioneve të reja të vendit.
